Sport

E pabesueshme! Interi mendon për të rikthyer një nga heronjtë e tripletës!

30 Janar 2020, 22:00 Nga DOSJA
E pabesueshme! Interi mendon për të rikthyer një nga

Interi duket se po përgatit edhe një goditje të fundit në sulm. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, klubi zikaltër po mendon të rikthejë një “veteran” në San Siro.

Dëshira e Interit është Goran Pandev. Maqedonasi është pjesë e Genoas dhe sivjet ka shënuar 5 gola në kampionat. 36-vjeçarit i përfundon kontrata me skuadrën aktuale në fund të sezonit dhe Interi po planifikon të arrijë një marrëveshje me klubin ligur.

Pandev është një emër i njohur për tifozët e Interit, pasi ishte pjesë e ekipit në vitin e paharrueshëm 2010, aty ku zikaltrit fituan tripletën nën udhëheqjen e teknikut Mourinho.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato pandev inter merkato pandev

Sondazh

Poll