Sport

U shua tragjikisht nga rrëzimi i helikopterit, tifozët e përlotur mbushin sheshin me lule dhe qirinj për Kobe Bryant (FOTO)

31 Janar 2020, 11:42 Nga DOSJA
U shua tragjikisht nga rrëzimi i helikopterit, tifozët e përlotur

LOS ANGELES- Kobe Bryant vdiq tragjikisht më 26 janar së bashku me vajzën e tij  13-vajçare gjatë një fluturimi me një helikopter në Kaliforninë e Jugut. Së bashku me to humbën jetën edhe 7 persona të tjerë që ishin pjesë e bordit.

Vdekja tronditi të  gjithë botën, por pa dyshim që largimi i legjendës së basketbollit ka mërzitur shumë tifozët e çmendur pas tij.

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje ku tifozët e Bryant u mblodhën në një memorial masiv  në  LA Live Plaza jashtë Staples Center për të vajtuar legjendën e NBA-s, Kobe Bryant, i cili u shua tragjikisht me vajzën e tij të dielën e 26 janarit.

Në foto shihet sesi tifozët  kanë grumbulluar shumë tufa me lule, qirinj si dhe kanë shkruar disa rreshta për idhullin e tyre. Në foto shihet që sigurisht nuk ka munguar as një  top basketbolli.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u  shua më 26 janar pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kobe bryant tifozet e koeb bryant vdes kobe bryant kobe bryant tifozet e koeb bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll