Sport

Për Milanin po kthehet në një mallkim, ja sa lojtarë ka “vrarë” numri 9! I fundit ishte Piatek

31 Janar 2020, 11:04 Nga DOSJA
Për Milanin po kthehet në një mallkim, ja sa lojtarë ka

ITALI- Krzysztof Piatek nuk është më lojtari i Milanit, duke nënshkruar me Hertha Berlin, duke e vazhduar traditën e dështimeve sa i përket mbajtjes së numrit 9 mbi shpinë.Sulmuesi polak e mbylli pas vetëm një viti aventurën me kuqezinjtë, duke e ndjekur mallkimi i këtij numri.

Në fillimin e sezonit, Krzysztof Piatek luajti me fanellën me numër 19, por pastaj zgjodhi atë me numër 9. Pas epokës së Pippo Inzaghit, të gjithë sulmuesit e qendrës që veshën fanellën me numrin 9-të te kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë vazhdimisht.

Viktima e parë ishte Pato që braktisi 7-tën për të marrë numrin 9, karriera e tij pësoi vetëm rënie, shumë dëmtime dhe shkëlqimi i brazilianit më pas u shua.Alesandro Matri, Fernando Torres, Destro dhe Luiz Adriano, ishin viktimat e tjera që asnjëherë nuk e nderuan atë numër.

Lapadula dhe Andre Silva zgjodhën fanelën 9 për të thyer një tabu, por edhe ato vetë u dogjën duke u larguar shumë shpejt nga Milano. Numri 9 vrau edhe një golashënues si Gonzalo Higuain, aventura e të cilit me kuqezinjtë zgjati vetëm disa muaj, ku tani te Juventus argjentinasi ka gjetur instinktin e vrasësit, atë të golit.Të gjithë këta sulmues së bashku kanë arritur të shënojnë vetëm 44 gola në 190 ndeshje.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport krzysztof piatek mallkimi i numrit 9 milani numri 9 krzysztof piatek mallkimi i numrit 9 milani numri 9

Sondazh

Poll