Sport

Fernandes “minierë ari” për Sporting Lisbon, klubi portugez publikon detajet financiare për shitjen te Man.United

31 Janar 2020, 09:33 Nga DOSJA
Fernandes “minierë ari” për Sporting Lisbon, klubi

Bruno Fernandes është blerja më e re e Manchester United. Mesfushori erdhi nga Sporting Lisbon për 55 milionë euro. Vetë klubi portugez ka publikuar detajet e plota për marrëveshjen me “djajtë e kuq”.

Sipas një komunikate zyrtare të Sporting, Djajtë e Kuq kanë paguar një shumë fillestare prej 55 milionë euro. Sa i përket bonuseve, janë paraprirë edhe 25 milionë euro të tjera. Këto bonuse përfshijnë deri në 5 milionë euro për numrin e paraqitjeve të lojtarit.

5 milionë euro tjera janë të varur nga performanca e Man United në Ligën e Kampionëve dhe 15 milionë euro tjera shkojnë për çmimet individuale që do t’i fitojë lojtari. Po ashtu sipas CP Sporting, një shtesë tjetër prej 5.5 milionë euro, do të paguhet nga United për t’i mbuluar shërbimet e ndërmjetësimit.

(E.Ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bruno fernandes manchester united bruno fernandes manchester united

Sondazh

Poll