Politike

Miratimi i paketës anti-KÇK nga qeveria, PD: Ka për të dështuar, njësoj si “Forca e Ligjit”

31 Janar 2020, 13:23 Nga DOSJA
Miratimi i paketës anti-KÇK nga qeveria, PD: Ka për të

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Srekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka reaguar pas miratimit të paketës anti-KÇK nga qeveria. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan se paketa anti-KÇK  ka për të dështuar njësoj si “Forca e Ligjit”, pasi në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organziuar.

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. ?Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “Anti-KÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. ?  Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. ☠”, shprehet Bardhi.

Qeveria ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës dhe është miratuar paketa anti-KÇK. Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se do ketë ndryshime në ligjin anti-mafia dhe në Kodin Penal. Sot janë marrë dhe vendime për procesin e rindërtimit, ku janë miratuar zonat që do zhvillohen me banesa që kanë sistem anti-sizmik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk gazment bardhi ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll