Politike

Basha takon trupin diplomatik në Tiranë, zbulohen temat e diskutimit

31 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Basha takon trupin diplomatik në Tiranë, zbulohen temat e diskutimit

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha dhe ish-deputetë të PD, kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në Shqipëri. Sipas informacioneve mësohet se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, por edhe përfaqësues të tjerë.

Fokusi i këtij takimi kanë qenë disa çështje dhe burime për Dosja.al bëjnë me dije se biseda është ndalur tek Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në një tryezë dakordësimi. Ndërkohë mësohet se është diskutuar dhe për kryebashkiakët socialistë, të cilët janë diskutuar kohët e fundit nga demokratët.

PD në takim mësohet të ketë ngritur shqetësimin dhe për paketën anti-shpifje, pasi sipas opozitës cënohet liria e medias dhe rikthehet censura. Pas takimit nuk ka pasur asnjë prononcim për mediat nga ana e përfaqësuesve të PD, por dhe nga ambasadorët. Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takohet me ambasadoret lulzim basha takimi i bashes me ambasadoret basha takohet me ambasadoret lulzim basha takimi i bashes me ambasadoret

Sondazh

Poll