Politike

Rama zbardh takimin me Yuri Kim: Në fokus prioritetet e dy vendeve, më pas mblodha qeverinë dhe kaluam KÇK-në

31 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Rama zbardh takimin me Yuri Kim: Në fokus prioritetet e dy vendeve, më

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar detaje nga takimi që ka pasur sot me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se me Kim ka folur për prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve. Po ashtu njofton se ka zhvilluar dhe mbledhjen e qeverisë dhe është kaluar për miratim në Kuvend paketa anti-KÇK.

Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate?????Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën Anti-KÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar?”, shkruan Rama.

Pas takimit, Edi Rama dhe Yuri Kim kanë treguar detaje nga biseda mes tyre. Edi Rama në një reagim ka bërë me dije se është diskutuar për  prioritetet mes dy vendeve. Po ashtu ka njoftuar se ka pasur një mbledhje të qeverisë ka miratuar paketën anti-KÇK. Nga ana tjetër Kim ka treguar se është diskutuar për Reformën në Drejtësi dhe ka shtuar se SHBA mbështet vijimin e reformimin.

Yuri Kim prej ditësh po zhvillon takime me krerët e lartë të shtetit, ku është informaur për situatën në Shqipëri. Kim ka zhvilluar së pari takim me Presidentin Ilir Meta, më pas ka biseduar dhe me minsitrat, Gent Cakaj, Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka. Po ashtu ka zhvilluar takime dhe me njerëzit e dretjësisë, pasi ka qenë në zyrën e Olsian Çelës, ka qenë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është takuar me anëtarët e SPAK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kim takon ramen ligji special për grupimin e kçk yuri kim edi rama kim takon ramen ligji special për grupimin e kçk yuri kim

Sondazh

Poll