Politike

OBSH-ja dha alarmin për koronavirusin, Meta: Të merren masa, çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike (VD)

31 Janar 2020, 10:08 Nga DOSJA
OBSH-ja dha alarmin për koronavirusin, Meta: Të merren masa,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit në vendin tonë. Në një prononcim për shtyp, Meta u shpreh se rreziku është real pasi në Itali janë identifikuar 2 raste të prekur.

Gjithashtu kreu i shtetit, tha se Shqipëria mund t’ja dalë që të parandalojë virusin që merr jetë njerëzish, pasi e ka treguar që mund t’ja dalë me SARS-in, 16 vite më parë. 

Pyetje: Çfarë masash ka marrë Shqipëria?

Ilir Meta: Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga OBSH-ja duhen marrë masat më të forta për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur ka 2 raste në Italinë fqinje. Është koha për të marrë masa më të forta. Kemi eksperiencë në parandalimin e suksesshëm të SARS-it por është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike dhe unë inkurajoj marrjen e masave më të forta parandaluese. Jemi në një proces komunikimi me institucionet e tjera. Tregohet qartë nga fqinjët se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të ndalojmë me çdo kusht depëritimin e këtij virusi në vendin tonë. I kemi të gjithë mundësitë nëse secili kryen detyrat e veta me përgjegjshmëri maksimale.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore.

Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi koronavirusi në kinë ilir meta koronavirusi koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll