Politike

Prishja e ‘Tregut Elektrik”/ PD: Veliaj i largoi tregtarët që vendi t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës

31 Janar 2020, 12:09 Nga DOSJA
Prishja e ‘Tregut Elektrik”/ PD: Veliaj i largoi tregtarët

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi ka deklaruar se tregtarët e “Tregut Elektrik” në Tiranë u hodhën në rrugë për shkak të interesave klienteliste të Erion Veliajt. Sipas saj Erion Velaij mbylli këtë treg pasi vendi do i vihet në dispozicion oligarkut të radhës.

“Është një treg prej 20 vitesh, i transferuar kur ishte kryetar bashkia Edi Rama në vitin 2000, u transferua nga 21 dhjetori, për shkak se në atë kohë bëhej një kullë. Tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë rëndësinë e këtij tregu, një ndihmë për shërbimin publik. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë mbajtur fëmijët e tyre, kanë mbajtur ekonominë familjare, dhe sot kanë dalë në rrugë. Nuk është njoftuar asnjë vendim se ku do të tranferohen. Tregtarët kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë sot, është dëmtuar djersa e tyre. Ky treg mbyllet se do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës të Erion Velisë me shokë. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Veliaj, dhe jo e kthen në dhunë dhe pashpirtësi“, u shpreh ajo.

Një ditë më parë u prish në Tiranë “Tregun Elketrik”, i cili ishte i vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit. Tregtarët e “Tregut Elektrik” dolën në protestë para Bashkisë, pasi ishin kundër projektit për shembjen e tregut në zonën e “Ali Demit.” Ndërkohë Bashkia nga ana tjetër njoftoi se tregtarët janë njoftuar që në datë 20 dhjetor të vitit 2019 se duhet të largohen nga ky treg. Bashkia sqaroi se tashmë tregtarët vendin e kanë tek objekti “UPNA” në Shkozë, por nuk dëshirojnë të zhvendosen atje.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi erion veliaj shembja e godinave tek tregu elektrik dhurata cupi erion veliaj shembja e godinave tek tregu elektrik

Sondazh

Poll