Politike

Paketa anti-KÇK, ministrja Gjonaj: Hyn në fuqi menjëherë, ka fokus pasurinë e fituar nga krimi, do japin llogari një më n

31 Janar 2020, 12:15 Nga DOSJA
Paketa anti-KÇK, ministrja Gjonaj: Hyn në fuqi menjëherë,

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur lidhur me paketën KÇK, e cila u miratua sot nga Këshilli i Ministrave. Në një komunikatë për shtyp, Gjonaj tha se subjekt i Anti-KÇK-së, përveç të përfshirëve në grupe kriminale dhe magjistratëve do të jenë edhe palët e treta që fshehin pasuritë duke i mbajtur në emrin e tyre. 

Gjonaj tha se të gjitha pasuritë për të cilat, të dyshuarit nuk do të mund ta justifikojnë dot, do të konsiderohen të pavlefshme. Më tej, ministrja u fokusua edhe tek puna e magjistratëve që sipas saj janë në prag të Vettingut dhe shkelin ligjin, duke risjellë edhe njëherë lirimin e Endrit Dokles, i cili ishte dënuar me burg përjetë.  

“Do të forcohet dhe ashpërsohet lufta ndaj krimit të organizuar. Vendimet e miratuara sjellin ndryshime në ligjin anti-mafia dhe kodin penal. Të gjitha këto ndryshime janë në vendmarrje të Kuvendit. Akti themelor është akt normativ dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë pjesë e grupeve kriminale. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar paligjshmërinë e pasurisë së tyre. Subjekt i kësaj pakete janë edhe ata që për të fshehur pasurinë i kanë lënë në emrat e palëve të treta. Do të konsiderohen të pavlefshme. Ata do të japin llogari një më një. Pjesa tjetër ka të bëjë me vendime nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorirëve, siç ishte rasti i fundit i gjykatës së Fushë-Krujës. Me këtë paketë institucionet e reja do të kenë mekanizma të reja. Do ndëshkohet çdo magjistrat që merr guximin që të shkelë ligjin,”-tha Etilda. 

 

Qeveria ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës dhe është miratuar paketa anti-KÇK. Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se do ketë ndryshime në ligjin anti-mafia dhe në Kodin Penal. Sot janë marrë dhe vendime për procesin e rindërtimit, ku janë miratuar zonat që do zhvillohen me banesa që kanë sistem anti-sizmik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj paketa kçk etilda gjonaj paketa kçk

Sondazh

Poll