Politike

Rindërtimi, Ahmetaj tregon vendimin e qeverisë: Janë miratuar zonat ku do ndërtohet, në 6 shkurt kemi gati modelet e para (

31 Janar 2020, 12:28 Nga DOSJA
Rindërtimi, Ahmetaj tregon vendimin e qeverisë: Janë miratuar

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka bërë me dije detaje nga mbledhja e qeverisë. Ahmetaj u shpreh se sot janë miratuar zonat e ndërtimit në qytetet dhe fshatrat e prekura nga tërmeti.

Sipas tij, do ketë zona në Shijak, Laç, Thumanë, Durrës, Kavajë, Vorë e Tiranë dhe u shpreh se do bëhen ndërtime me sisteme anti-sizmike dhe jo shkel e shko.

Një zonë është në Shikaj, një në Laç dhe një zonë tjetër ndërtimi në Thumanë. Në bashkinë Krujë janë dy zona në Bubq dhe Fushë-Krujë, të dyja zonat kaluan më VKM. Në Durrës ka një zonë që do ndërtohet, një zonë në Vorë, po ashtu dhe në Kavajë. Në Tiranë janë 9 zona, në lagjen 1 maj, autotraktori, në Kombinat, kemi zonën në Baldushk. Kemi zonë në Vaqarr dhe Zall Herr. Gjithashtu dua të shpjegoj se do bëhen procedurat ligjore nga A-ja deri në fund. Të dashru qytetar që jetoni në vështirësi, këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkelë e shko në bazë të procedurave, në bazë të ligjit dhe me sisteme anti sizmike. Bëhet fjalë për një proces të plotë dhe masterplaneve. Sot firmoset kontrta për hartimin e modeleve dhe në datën 6 shkurt do keni modelet dhe më pas do të fillojë një proces i hapur ligjor zbatimi”, u shpreh Ministri.

Qeveria ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës dhe është miratuar paketa anti-KÇK. Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se do ketë ndryshime në ligjin anti-mafia dhe në Kodin Penal. Sot janë marrë dhe vendime për procesin e rindërtimit, ku janë miratuar zonat që do zhvillohen me banesa që kanë sistem anti-sizmik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj mbledhja e qeverise 31 janar 2020 ministria e rindertimit arben ahmetaj mbledhja e qeverise 31 janar 2020 ministria e rindertimit

Sondazh

Poll