Politike

Takimi i Kim me Ramën, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim Reformën në Drejtësi

31 Janar 2020, 11:40 Nga DOSJA
Takimi i Kim me Ramën, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim

TIRANË– Ambasada e SHBA, ka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me Kryeminsitrin Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, ambasada e SHBA shkruan se është biseduar për çuarjen përpara të prioriteteve të dy vendeve.

Po ashtu bëhet me dije se SHBA do ndihmojë Shqipërinë për t’u bërë një aleate më e aftë në NATO dhe do vijojë mbështetja për Reformën në Drejtësi.

Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”, shkruan ambasada e SHBA.

Pas takimit, Edi Rama dhe Yuri Kim kanë treguar detaje nga biseda mes tyre. Edi Rama në një reagim ka bërë me dije se është diskutuar për  prioritetet mes dy vendeve. Po ashtu ka njoftuar se ka pasur një mbledhje të qeverisë ka miratuar paketën anti-KÇK. Nga ana tjetër Kim ka treguar se është diskutuar për Reformën në Drejtësi dhe ka shtuar se SHBA mbështet vijimin e reformimin.

Yuri Kim prej ditësh po zhvillon takime me krerët e lartë të shtetit, ku është informaur për situatën në Shqipëri. Kim ka zhvilluar së pari takim me Presidentin Ilir Meta, më pas ka biseduar dhe me minsitrat, Gent Cakaj, Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka. Po ashtu ka zhvilluar takime dhe me njerëzit e dretjësisë, pasi ka qenë në zyrën e Olsian Çelës, ka qenë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është takuar me anëtarët e SPAK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kim takon ramen yuri kim edi rama kim takon ramen yuri kim

Sondazh

Poll