Politike

“A ka moral politik për ju nëse Vettingu të shkarkon nënën gjyqtare?/ Distancohet Rudina Hajdari: Ne kemi dy jetë të nd

31 Janar 2020, 08:15 Nga DOSJA
“A ka moral politik për ju nëse Vettingu të shkarkon

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari në emisionin “Top Talk” në Top Channel është pyetur “nëse nëna e saj, Fatmira Hajdari shkarkohet nga Vettingu, a ka moral politik për të?”  Deputetja është  distancuar nga jeta e nënës së saj, duke shtuar se ata kanë jetë të ndryshme.

Biseda: 

Gazetari:Nëse nëna juaj largohet nga Vettingu, shpresoj të mos jetë kështu,  a ka një moral politik për ju?

Hajdari: Morali politik qëndron vetëm në këtë prizëm që unë të mos ndërhyjë në këtë gjë. Patjetër se çfarëdo që ka bërë ime më i përket profesionalizimit të saj, jetës së saj dhe kjo është një gjë që duhet parë nga procesi i VETING-ut dhe hallakat e tjera që do të bëhen në reformën në drejtësi. Për sa i përket rolit tim, besoj se unë do ta dëshmoj atë me hapat që kam marrë, faktet që kam bërë, me jetën time qoftë atë të mëparshme. Ne kemi dy jetë të ndryshme (i referohet nënës së saj) dhe kjo nuk duhet të përdoret ky fakt mbi këtë faktin tjetër. Kështu që mendoj që këto duhet t’ia lejmë pak atyre njerëzve që kanë qejf të merren me thashetheme. 

Video minuta e 12

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmira hajdari rudina hajdari fatmira hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll