Politike

Mbledhja e qeverisë/ Gjonaj: Miratuam paketën anti-KÇK, ndryshime në ligjin anti-mafia dhe Kodin Penal (Miratohen dhe zonat

31 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
Mbledhja e qeverisë/ Gjonaj: Miratuam paketën anti-KÇK,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku janë marrë disa vendime të rëndësishme. Ka qenë ministri Arben Ahmetaj dhe Etilda Gjonaj që kanë dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së qeverisë dhe kanë treguar vendimet që janë marrë sot.

E para që doli para kamerave ishte Etilda Gjonaj, që njoftoi miratimin e aktit normativ kundër KÇK. Sipas ministres se do ketë ndryshime dhe në ligjin anti-mafia dhe në Kodin Penal, ku do ashpërson masat.  “Akti themelor është akt normativ dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë pjesë e grupeve kriminale. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar paligjshmërinë e pasurisë së tyre. Subjekt i kësaj pakete janë edhe ata që për të fshehur pasurinë i kanë lënë në emrat e palëve të treta. Do të konsiderohen të pavlefshme. Ata do të japin llogari një më një”, tha ministrja e Drejtësisë.

Pas saj doli dhe Arben Ahmetaj, ministër për Ridnërtimin dhe trroi vendimin që kishte marrë Qeveria për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti. Ministri u shpreh se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi në terren dhe se ishin caktuar zonat ku do bëheshin lagjet e reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj etilda gjonaj miratohet paketa anti-kçk programi i rindërtimit arben ahmetaj etilda gjonaj miratohet paketa anti-kçk programi i rindërtimit

Sondazh

Poll