Aktualitet

‘Më keni prekur mallin’, zbardhet biseda e përgjuar mes Gentian Doçit dhe vëllait të Jan Prengës, kamerat fiks

30 Janar 2020, 13:02 Nga DOSJA
‘Më keni prekur mallin’, zbardhet biseda e përgjuar mes

TIRANE- Dosja.al vijon të zbulojë detaje për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan (Jak) Prengës, i marrë peng më 17 janar në Kamëz, e i vrarë në resortin Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Gentian Martini Doçi, ka dalë në disa përgjime të autoriteteve britanike, të cilat i janë dërguar palës shqiptare. Një bisedë telefonike me Ndrek Prengën, vëllain e viktimës, zbulon rolin kyç të Doçit në këtë ngjarje.

Ndrek Prenga: Ku e kam vëllain?

Gentian Doçi: E di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më keni prekur mallin.(referuar 283 kilogramëve me kokainë që Astrit Prenga nuk dorëzoi tek tri grupet kriminale). 

Po të njëjtat burime sqarojnë se e vetmja kamerë sigurie që ka filmuar të gjithë ngjarjen në garazhin e resortit, tregon autorët e krimit makabër teksa fshijnë njollat dhe e gjakun që dyshohet se është pastruar me acid.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian doci gentian martini doci jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez gentian doci gentian martini doci jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll