Aktualitet

Denoncoi se i kishin vjedhur kasafortën me para, lushnjari ‘bën lëmsh’ policinë, deklaron se i ka gjetur ato

30 Janar 2020, 11:12 Nga DOSJA
Denoncoi se i kishin vjedhur kasafortën me para, lushnjari ‘bën

Lushnje- Ditën e sotme u raportua se kishte ndodhur një tjetër grabitje, këtë herë në Lushnje. Fillimisht u raportua se disa persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e L.Dervishit në lagjen “Gafur Muço” dhe aty kishin kasafortën me 4 mijë euro. Po për ngjatje ka reaguar Policia e cila njofton se është paraqitur në Polici Dervishi dhe ka deklaruar se paratë nuk ia kishin vjedhur paratë, madje i ka gjetur ato.

Njoftimi i Policisë:

Në datën 29.01.2020 është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzon se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë. Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se  banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar. Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Javët e fundit kanë ndodhur shumë grabitje në vend. Një ditë më parë u grabit një dyqan në Librazhd, ku autorët marën xhirron ditore. Ndërsa në orët e para të mëngjesit,  u shënua një tjetër grabitje  në Librazhd, në argjendarinë e Skënder Xhanit. Autorët mundën të marrin sende me vlerë që shkojnë deri në miliona lekë. Për të realizuar vjedhjen ata më herët u futën në shtëpinë e biznesmenit, ku morën  çelësat e argjendarisë dhe më pas u futën te biznesi, në të cilin kanë kryer grabitjen.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banesa në lushnje vidhen 4 mijë euro në lushnje grabitet banesa në lushnje vidhen 4 mijë euro në lushnje

Sondazh

Poll