Aktualitet

FOTOT/ ‘Cosa Nostra’ në Shijak, në kështjellën e të ‘fortëve’ të fisit Hajri mbizotëron heshtje ‘varri’, REN

28 Janar 2020, 13:07 Nga DOSJA
FOTOT/ ‘Cosa Nostra’ në Shijak, në kështjellën e

DURRES- Dosja.al sjell pamje nga kompleksi ‘Golden’, aty ku për më shumë se 24 orë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe Policia e Shtetit, kanë krijuar një rrethim, me qëllim gjetjen tashmë të trupit të 49-vjeçarit, Jak (Jani) Prenga, i cili u mor peng, dhe më pas humbi jetën për shkak të gjakderdhjes dhe plagëve të shumta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RENEA-t tashmë janë larguar nga kompleksi Golden, nga ku janë larguar edhe familjarët e Altinit dhe djemtë të tjerë të fisit Hajri, pasi e përdornin këtë kompleks edhe si hotel.

Në kompleksin ‘kështjellë’ të Altin Hajrit, mbizotëron heshtja e varrit. Një histori Cosa Nostra, do të luhej në shkallët e këtij kompleksi, ku ishte planifikuar që të mbahej peng, siç thotë Policia e Shtetit, babai i 5 fëmijëve, Jak (Jani) Prenga.

11 ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz policia arrestoi dje 4 të dyshuar dhe shpalli në kërkim Altin Hajrin, pronarin e resortit “Goldon” në Shijak, ku do të mbahej peng 49-vjeçari, ndërsa policia ka krijuar bindjen se pengu është vrarë, por trupi ende nuk është gjetur. Policia arrestoi Leonard Hajrin (vellanë e Altinit), të dënuar më parë, babain e tyre, Bajram Hajri, kushëririn, Elton Hajri dhe shokun e tyre Olsi Turja, të katërt bashkëpunëtor në krim. Shkaku i rrëmbimit mendohet se është vëllai i Prengës, Astrit Prenga, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar 60 kg kokainë, ndërsa ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga kompleksi golden jak prenga kompleksi golden

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 12:09

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...