Politike

“Zoti qoftë me ju”/ Kryemadhi mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Turqi: Jemi pranë familjeve tuaja

25 Janar 2020, 11:30 Nga DOSJA
“Zoti qoftë me ju”/ Kryemadhi mesazh ngushëllimi për

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave dhe për të plagosurit në Turqi. Përmes një mesazhi në Facebook, Kryemadhi shpreh solidarizim të pakufijshëm me shtetin turk, duke uruar që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme.

Mesazhi i Monika Kryemadhit:

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk. Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju!

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesaMediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake in turkey monika kryemadhi termet ne turqi earthquake in turkey monika kryemadhi termet ne turqi

Sondazh

Poll