Politike

Topi tregon paraskenat e ‘21 janarit’: Palët ishin në konflikt të hapur, në Tiranë erdhi një amerikan që qetësoi sit

24 Janar 2020, 20:42 Nga DOSJA
Topi tregon paraskenat e ‘21 janarit’: Palët ishin në

TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, që ka qenë në detyrë në 21 janar 2011, ku u vranë katër protestues para Kryeminsitrisë e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndën në vitet e tranzisionit. Topi ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Java” në RTSH, ku shtoi se palët në atë kohë ishin në një konflikt të hapur.

Ish-presidenti ka zbuluar detaje nga ajo që ka ndodhur në atë kohë, ku u shpreh se kanë qenë ndërkombëtarët ata që ndërhynë dhe ulën tensionet, pasi vendi rrezikonte shumë.

Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, u shpreh ish-Presidenti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janar 2011 bamir topi 21 janar 2011 bamir topi

Sondazh

Poll