Politike

Tërmeti me viktima në Turqi/ Edi Rama: Lutemi që Zoti t’i japë Erdoganit forcën për ta përballuar tragjedinë

24 Janar 2020, 22:45 Nga DOSJA
Tërmeti me viktima në Turqi/ Edi Rama: Lutemi që Zoti t’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit në Turqi. Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ‘lutet’ që Zoti t’i japë forcë autoriteteve që ta përballojnë tragjedinë.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi,”-shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 18 persona të vdekur.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake in turkey edi rama termet ne turqi turqi earthquake in turkey edi rama termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll