Politike

Tërmeti tragjik në Turqi/Basha: Ngushëllime për viktimat, solidarizohemi me popullin turk

25 Janar 2020, 08:09 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik në Turqi/Basha: Ngushëllime për viktimat,

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, 21  viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan: “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”. 

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine

Sondazh

Poll