Politike

Tërmeti i fortë në Turqi/ Ilir Meta: Populli shqiptar është në krah të Turqisë mike

25 Janar 2020, 07:33 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Turqi/ Ilir Meta: Populli shqiptar

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fortë që goditi Tuqinë një ditë më parë. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se në këto momente të vështira ai dhe populli shqiptar është pranë Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shprehet ai.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet në terren.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake in turkey ilir meta termet ne turqi earthquake in turkey ilir meta termet ne turqi

Sondazh

Poll