Politike

Tërmeti në Turqi, qeveria shqiptare: Thellësisht të tronditur, jemi me vëllezërit tanë turq

24 Janar 2020, 21:07 Nga DOSJA
Tërmeti në Turqi, qeveria shqiptare: Thellësisht të

TIRANË- Minsitri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit që tronditi Turqinë. Në një reagim në mediat sociale, Cakaj shprehet shumë i tronditur për situatën që është krijuar në turqi. Më tej shton se në këto momente të vështira është afër turqëve dhe mendimet dhe lutjet shkojnë për jetët e humbura.

I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutuni për Turqinë”, shkruan Cakaj. Por ndryshe nga Hashim Thaçi që premtoi ndihmë, Cakaj përveç lutjeve nuk ofron asgjë më shumë për qeverinë turke.

Ndërkohë pas tij ka ardhur një reagim dhe nga Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan se lutet që të ketë sa më pak viktima. “Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan Xhaçka. 

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 14 persona të vdekur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake in turkey gent cakaj termet ne turqi earthquake in turkey gent cakaj termet ne turqi

Sondazh

Poll