Politike

Paketa Anti-shpifje/ Socialistët ‘mbyllin veshët’ përballë kritikave dhe vijojnë me projektligjet anti-demokrat

25 Janar 2020, 10:27 Nga DOSJA
Paketa Anti-shpifje/ Socialistët ‘mbyllin veshët’

TIRANË- Deputetët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë vijuan procedurat këtë javë për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthim për shqyrtim parlamentar të paketës anti-shpifje, duke mbyllur veshët përballë vërejtjeve të përsëritura nga shoqëria civile dhe Komisioni Europian i Brukselit.

Sipas axhendës së punimeve, socialistët kanë në plan të rrëzojnë dekretin e Metës dhe rrjedhimisht të vënë në fuqi projektligjet e shumëkritikuara në datë 30 janar.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Komisionit Europian, pyetur nga ABC News bëri të qartë në mënyrë të prerë se projektligjet nuk janë të përputhje me rekomandimet e Brukselit ndërsa një institucion i njohur si Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dorëzoi në Komisionin e Venecias një kërkesë për opinion për ligjet shqiptare, duke e dërguar betejën kundër projektligjeve në një fazë të re.

I palëkundur nga kritikat, deputeti Taulant Balla paralajmëroi edhe një herë të Mërkurën në faqen e tij në Facebook se shumica parlamentare socialiste do të rrëzojë dekretet e presidentit ndërsa pretendoi se pas rrëzimit të dekreteve, do të bashkëpunojë për përmirësim të mundshëm.

Ndryshe nga Balla, grupi i organizatave të shoqërisë civile shqiptare të cilat kanë luftuar projektligjet, mendojnë se këto projektligje nuk mund të përmirësohen sepse janë në thelb antikushtetuese dhe si të tilla, duhet të rrëzohen.

Të gjithë kundër

Komisioni Europian ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur përgjatë të gjithë vitit të kaluar se projektligjet e miratuara nga deputetët socialistë dhjetorin e kaluar nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero e përsëriti këtë qëndrim të Martën pasi u pyet nga ABC Neës. [Link]

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, deklaroi Pisonero.

Të mërkurën, presioni ndaj qeverisë duket se u rrit kur Komisioni i Venecias, institucioni që efektivisht ka zëvendësuar gjykatën kushtetuese shqiptare për disa nga çështjet më të nxehta të debatuara gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ka marrë një kërkesë për opinion.

“Komiteti monitorues i Asamblesë Parlamentare ka kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin shqiptar nr. 87/2013 “Mbi Shërbimet e Medias Audiovizuale”, njoftoi komisioni në faqen e vet të internetit.

Ndryshe nga të gjitha vërejtjet, deputeti socialist Taulant Balla u shpreh i palëkundur: “…ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen,” deklaroi ai.

Marrë nga BIRN

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike paketa anti shpifje paketa anti-shpifje ne venecia paketa anti shpifje paketa anti-shpifje ne venecia

Sondazh

Poll