Politike

“Nga dolën 600 e ca mijë dollarët e lobimit të PD-së”/ Flet Grida Duma: Legjenda urbane, janë gjëra që po hetohen

25 Janar 2020, 07:15 Nga DOSJA
“Nga dolën 600 e ca mijë dollarët e lobimit të

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri dhe Grida Duma, të cilët kanë folur për ngjarjen e aktualitetit.

“Pas Ramës, gazeta gjermane “Bild” godet dhe Bashën/ Pse?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, së cilës i janë përgjigjur të ftuarit.

“Një gazetë e heq artikullin  në momentin kur beson se artikulli nuk është i bazuar. Ka ardhur një moment që dikush duhet të ketë kontaktuar me ta, i ka bindur dhe e kanë hequr. Megjithatë, paratë ende nuk janë shpjeguar, në Amerikë vazhdon çështja e lobimit të PD”, tha Çuri.

“Në raste të rralla kur “Bild” publikon një artikull pa autor, tregonte një paqartësi të qëndrimit të artikullit. “Bild”, e ka shumë më të vështirë ta tërheqi një artikull se sa ta mbajë atë”, tha Duma. “Unë kam të qartë atë që është deklaruar publikisht në KQZ”, u shpreh Grida kur u pyet se nga dolën 600 e ca mijë dollarët e lobimit. “Ne na është bërë e qartë, ajo që është bërë e qartë në publik. Unë s’besoj se ia vlen të diskutojmë për gjërat që po hetohen. Janë legjenda urbane, lobimi i partive politike duhet të shkojë drejt modelit amerikan”, tha Duma.

Marrë nga Zonë e Lirë.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma lobimi ne shba grida duma lobimi ne shba

Sondazh

Poll