“Bëhuni të fortë”/ Veliaj solidarizohet me Turqinë pas tërmetit tragjik: E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për hu
25 Janar 2020, 10:21Nga DOSJA
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është solidarizuar me shtetin turk për tërmetin me magnitudë 6.8, i cili goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme dhe të plagosurve.
“E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Turqi. Sapo lamë pas një tragjedi të ngjashme në vendin tonë në nëntor të 2019-ës. Lutemi për popullin e Turqisë! Bëhuni të fortë”, shkruan Veliaj.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur. Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa.Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, 21 ...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fortë që goditi Tuqinë një ditë më parë. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se në këto mom...
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri dhe Grida Duma, të cilët kanë folur për ngjarjen e aktualitetit.“Pas Ramës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit në Turqi. Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ‘lutet’ që...
TIRANË– Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur për videon e kreut të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, që u filmua duke thithur kokainë. Eft...
TIRANË- Minsitri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit që tronditi Turqinë. Në një reagim në mediat sociale, Cakaj...
TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, që ka qenë në detyrë në 21 janar 2011, ku u vranë katër protestues para Kryeminsitrisë e ka cilësuar këtë ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë sot një video ku akuzon kreun e qeverisë, Edi Ramën se në qeveri e ka shoqërua padrejtësia...
BRUKSEL– Samiti për Ballkanin perëndimor do të mbahet më datë 28 janar në Bruksel, ku përfaqësuesit e vendeve të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian ...