9 Qershor 2025, 20:27
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Një aktivist serb, Stefan Veljkoviç është gjobitur nga Policia e Kosovës në veri të vendit pasi nuk iu bind urdhrave policorë gjatë një aktiviteti ku po merrte pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Aktivisti ishte përfshirë në një përplasje me truprojat e ministrit Sveçla, ndërsa mbante një bilbil në dorë.
“I është shqiptuar një gjobë për mosrespektim të urdhrave të policisë”, ka deklaruar shkurt Elshani.
Pas incidentit, Veljkoviç tha se kishte pësuar lëndime në buzë dhe për këtë arsye ishte dërguar për kontroll mjekësor. Ai ka sqaruar se veprimi i tij kishte qenë një formë proteste ndaj politikave të autoriteteve të Kosovës ndaj serbëve në veri.
“Qytetarët na informuan se Kurti, Sveçla dhe Gazmend Hoxha (drejtor i Policisë) erdhën në veri të Mitrovicës për t’u mburrur, ndërkohë që po zbatohen politika antiserbe. Apartamente, shtëpi e toka po konfiskohen, njerëzit po shtypen, fëmijët po mbahen në paraburgim. Erdhi si protestë civile me një bilbil”, deklaroi ai.
Veljkoviç shtoi se pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rroba civile e kishin shtyrë për ta penguar t’i afrohej ministrit në detyrë.
“Më goditën në kokë, më grisën bluzën, më qëlluan në dhëmbë dhe në nofull. Gjithçka është regjistruar në telefonin tim”, tha ai.
serbi kosove
Politike
9 Qershor 2025, 19:57
N.F
Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas refuzimit të propozimit të LDK-së...
Politike
9 Qershor 2025, 18:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e nesërme në...
Politike
9 Qershor 2025, 18:27
r.ll
zhupa, ylli
TIRANË- Një debat është zhvilluar në seancën e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit...
Politike
9 Qershor 2025, 17:37
r.ll
komisioni per edukimin
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar sot seancën e radhës. Kryetarja ...
Politike
9 Qershor 2025, 17:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS nesër do të shqyrtojë kërkesat e PD-së në lidhj...
Politike
9 Qershor 2025, 17:10
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK p&eu...
Politike
9 Qershor 2025, 16:55
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ...
Politike
9 Qershor 2025, 16:48
r.ll
konferenca
TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka k&eum...
Politike
9 Qershor 2025, 15:34
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës ...
Politike
9 Qershor 2025, 15:26
N.F
Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...