Politike

SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj për Metën, avokati i kreut të PL-së: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Avokati i Ilir Metës shtoi se javën e ardhshme do të dorëzojnë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit.

9 Qershor 2025, 15:26 Nga N.F
SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj për Metën, avokati i
Cakrani

TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për presidentin e PL-së, Ilir Meta edhe për muaj. Cakrani theksoi se kjo është hera e dytë që zgjatet afati.

Avokati i Ilir Metës shtoi se javën e ardhshme do të dorëzojnë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohen Strasburgut.

"Ka mbi 7 muaj në paraburgim..dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë. Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do ti pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.

Thotë ne po presim prova, një akt ekspertimi të ish-vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta. Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut," tha Cakrani.

ilir meta

Sondazh

Poll