Politike

Berisha thirret nesër në SPAK, avokati Gjokutaj zbulon arsyen: Është kërkuar të japë shpjegime për një kallëzim të Irenës me 3 mbiemra

Ai shprehet se Berisha është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në SPAK. 

9 Qershor 2025, 18:41 Nga r.ll
Berisha thirret nesër në SPAK, avokati Gjokutaj zbulon arsyen:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj përmes një postimi në Facebook. 

Ai shprehet se Berisha është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në SPAK. Duke ironizuar, avokati shkruan se "historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin".

POSTIMI I PLOTË: 

Neser ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishen per te dhënë shpjegime ne lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar!

Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare:

Hajduti bërtet kapeni hajdutin! G

PËRMBAJTJA E PLOTË E DOKUMENTIT:

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

URDHËR

"Për paraqitjen e shtetasit"

Në Tiranë, viti 2025, muaji Qershor, datë 03.

Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 të K.Pr.Penale;

URDHËROJ:

Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", Nd.36, H. 1, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, identifikuar nga numri personal E40701031R, në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete.

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm.

sali berisha

Sondazh

Poll