Politike

Kurti takohet me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Kryeziu jep detaje: U diskutua për projektet dhe bashkëpunimin mes nivelit lokal dhe qendror!

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për funksionimin e komunave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe pushtetit lokal, me qëllim realizimin e projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët.

9 Qershor 2025, 16:55 Nga N.F
Kurti takohet me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Kryeziu jep detaje:
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për funksionimin e komunave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe pushtetit lokal, me qëllim realizimin e projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët.

“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, tha Kryeziu. 

 

kurti

Sondazh

Poll