9 Qershor 2025, 19:57
Nga N.F
Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas refuzimit të propozimit të LDK-së për krijimin e një Qeverie të Unitetit, një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse që do të dalë nga kriza aktuale politike në vend.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se thirrja e bërë mbrëmë për një dalje të përbashkët nga kriza u kundërshtua sot në mëngjes pa asnjë debat ose kundërmendim, por me një refuzim të menjëhershëm, në disa raste edhe me ofendime.
“Gjendja e tanishme është karikaturë politike. Në mungesë të një marrëveshje nuk ka shumicë. Në mungesë të shumicës nuk ka zgjidhje. Në mungesë të zgjidhjes, duhet marrëveshje politike. Pra, kthehemi në fillim,” theksoi ai.
Abdixhiku theksoi se propozimi për Qeverinë e Unitetit nuk ishte për LDK-në ose për interes personal, por për shkak të bllokadës në institucionet shtetërore, mungesës së Kuvendit funksional, qeverisë legjitime dhe mungesës së një procesi të sinqertë që të çojë drejt një zgjidhjeje.
Ai njoftoi se LDK-ja do të vazhdojë të prezantojë publikisht Agjendën 15-pikëshe, një dokument që synon t’i japë drejtim dhe qartësi procesit të unitetit dhe menaxhimit të krizës deri në zgjedhjet e reja parlamentare.
“Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim,” përfundoi Abdixhiku.

abdixhiku
Politike
9 Qershor 2025, 18:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e nesërme në...
Politike
9 Qershor 2025, 18:27
r.ll
zhupa, ylli
TIRANË- Një debat është zhvilluar në seancën e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit...
Politike
9 Qershor 2025, 17:37
r.ll
komisioni per edukimin
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar sot seancën e radhës. Kryetarja ...
Politike
9 Qershor 2025, 17:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS nesër do të shqyrtojë kërkesat e PD-së në lidhj...
Politike
9 Qershor 2025, 17:10
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK p&eu...
Politike
9 Qershor 2025, 16:55
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ...
Politike
9 Qershor 2025, 16:48
r.ll
konferenca
TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka k&eum...
Politike
9 Qershor 2025, 15:34
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës ...
Politike
9 Qershor 2025, 15:26
N.F
Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
Politike
9 Qershor 2025, 14:40
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta l...