9 Qershor 2025, 18:27
Nga r.ll
zhupa, ylli
TIRANË- Një debat është zhvilluar në seancën e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mes kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe kryetares së komisionit, Ina Zhupës.
Zhupa është shprehur se presidenti i KOKSH ka zgjeruar kompetencat e tij, dhe duke ironizuar tha se në shtator ai mund të bëhet ministër i Sporteve pasi sipas saj atëherë i mbarojnë edhe mandatet në federatë.
Gjatë fjalës së tij, Ylli është shprehur se duhet të ngrihen buxhetet për sportet, pasi sipas tij janë në nivele mjerane. Sipas tij federata e futbollit dhe volejbollit nuk kanë para të mbyllin muajin. Më tej shtoi se nuk ai vetë është president vullnetar dhe çdo udhëtim e bën me lekët e veta dhe jo me fondet e KOKSH.
Deputetja demokrate u shpreh më tej se sporti është "është bërë njësh me politikën".
DEBATI:
Ylli: Po arritëm të fusim të gjithë sportet në shkollë i kemi bërë një nder të madh këtij vendi, federatat të kenë mundësi të kenë më shumë talente. Në nen të përfshijmë Lojërat Islamike dhe Lojërat Olimpike Evropiane që mbahen në Stamboll.
Zhupa: Në ndryshimet (e pr.ligjit) ka më shumë kompetenca për KOKSH. Ky ka ardhur si rezultat i faktit se ju e keni kryer këtë funksion edhe pse s’ka qenë me ligj më parë dhe ministria vihet për ta bërë de juro.
Evis Kushi: Ku i çon KOKSH në shtëpi?
Zhupa: Unë s’e di ku i çon. Këto para s’vijnë nga qielli, s’janë para që ju i nxirrni nga bizneset tuaja. Janë para që vijnë nga buxheti i shtetit, para të taksave të prindërve të atyre fëmijëve, paratë janë të vetë atyre, këtë funksion mund ta kryenin dy federatat përkatëse. Fakti që ju zgjeroni kompetencat tuaja duke u shtrirë në mandate të ndryshme duket. Mënyra se si ministria ju ka privilegjuar me fonde tregon preferencën dhe lidhjet tuaja pak më të forta se gjithë të tjerët. Tregon një lloj privilegjimi që kanë zgjedhur për t’jua dhënë ju. KOKSH si me magji është në të dyja grupet. Ka lidhje me influencën tuaj politike dhe lidhjet me maxhorancën dhe kryeministrin Rama. Ky projektligj ka një tendencë për ta centralizuar sportin drejt KOKSH-it. Ju të vini këtu dhe të na thoni që ministria kemi dy tre vërejtje se ministra ka bërë një projektligj të vetin unë se besoj se vetë e thatë që jeni hap pas hapi pas asaj që paraqet ministria. Ndoshta në shtator ju shohim ministër të Sporteve se ju mbarojnë edhe mandatet në federatë.
Ylli: Komiteti Olimpik merr ca lek për lëvizjet nëpër shkolla, kurse federata e futbollit, volejbollit s’kanë lek të mbyllin muajin. Kjo është non sens. Kjo është ndihma juaj nëse doni të kontribuoni të ngrihen buxhetet e sportit se janë mjerane. Unë jam president vullnetar, kudo që iki nëpër botë iki me lekët e mia, s’kam nevojë për lekët e KOKSH. Harxhoj gjithë kohën time, kam lënë të gjitha bizneset se dua të lë një gjurmë.
Zhupa: Mos qaj hallin tonë por të sportit se jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju, e ku filloni ju e ku mbaron Rama.
fidel ylli ina zhupa
Politike
9 Qershor 2025, 17:37
r.ll
komisioni per edukimin
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar sot seancën e radhës. Kryetarja ...
Politike
9 Qershor 2025, 17:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS nesër do të shqyrtojë kërkesat e PD-së në lidhj...
Politike
9 Qershor 2025, 17:10
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK p&eu...
Politike
9 Qershor 2025, 16:55
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ...
Politike
9 Qershor 2025, 16:48
r.ll
konferenca
TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka k&eum...
Politike
9 Qershor 2025, 15:34
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës ...
Politike
9 Qershor 2025, 15:26
N.F
Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
Politike
9 Qershor 2025, 14:40
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta l...
Politike
9 Qershor 2025, 14:32
E. D
Donika Gervalla
KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lir...
Politike
9 Qershor 2025, 14:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mëso...