Politike

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ PS kërkon shtyrjen e seancës plenare të 12 qershorit! Bardhi- Spiropalit: Kuvendi nuk është pronë e juaja

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën plenare të së enjtes për në datën 16 qershor.

9 Qershor 2025, 16:48 Nga r.ll
Debate në Konferencën e Kryetarëve/ PS kërkon shtyrjen e
konferenca

TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka kërkuar që seanca parlamentare e datës 12 qershorit të shtyhet, për shkak se kryeparpamentarja Elisa Spiropali atë ditë nuk do jetë në Shqipëri, por në Ukrainë. Kjo kërkesë ka hasur kundërshtime të ashpra nga ana e opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën plenare të së enjtes për në datën 16 qershor. Duke iu drejtuar Spiropalit, ai u shpreh se Kuvendi nuk është pronë e socialistëve. 

"Ti rruga e mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12, për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit.", tha Bardhi. 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku po ashtu iu drejtua Spiropalit për një deklaratë që sipas saj kishte bërë pak ditë më parë lidhur me çështjet e integrimit. Tabaku tha se gjuha e përdorur nga kryetarja e Kuvendit ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit, dhe sipas saj kjo nuk ishte gjuha që kërkon integrimi. 

"Do doja të ngrija një shqetësim për një deklaratë tënden të para disa ditëve për çështjet e integrimit. Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi. Më vjen keq të them, por që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit por edhe në Komisionin  e Posaçëm, e më pas në procesin elektoral. Nuk i keni kryer detyrat. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në gjitha raportet dhe detyrat, që kërkohen për procesin e integrimit. E ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit.", u shpreh Tabaku.

gazment bardhi elisa spiropali konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll