SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj për Metën, avokati i kreut të PL-së: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Cakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
Veliaj nuk ishte i pranishëm në gjyq por përfaqësohej nga avokati i tij, Ermir Beta.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Veliaj nuk ishte i pranishëm në gjyq por përfaqësohej nga avokati i tij, Ermir Beta. Seanca e sotme në Apel vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.
Këtë vendim Veliaj e ka ankimuar përmes avokatëve, të cilët insistojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg. Gjithashtu Veliaj ka nis rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen.
Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Cakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta l...
Donika Gervalla KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lir...
Erion Veliaj TIRANA- Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mëso...
Belinda Balluku LLOGARA- Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Elvis Roshi TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para n...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp foli edhe për “d...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se misioni i tij hist...
Anëtarët e KAS TIRANA- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 maj...