Aktualitet

U filmua duke thithur kokainë, Lefter Alla në orën 17:00 do merret në pyetje nga SPAK

23 Janar 2020, 15:25 Nga DOSJA
U filmua duke thithur kokainë, Lefter Alla në orën 17:00 do

TIRANË- Kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, do të dalë para prokuroroëve të SPAK në orën 17:00 ku do pyetjet në lidhje me videon në të cilën ai shfaqet duke thithur kokainë në një lokal në Bulqizë.

Sipas informacioneve mësohet se Alla do japë shpjegime për pozicionin e tij në këtë ngjajre, pasi SPAK njoftoi sot se kishte nisur hetimet në ngarkim të tij. Nga ana tjetër para prokurorëve ka mbërritur gazetari Artan Hoxha, i cili do merret në pyetje gjithashtu. 

Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij.

Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lefter alla lefter alla merr kokaine lefter alla para spak lefter alla lefter alla merr kokaine lefter alla para spak

Sondazh

Poll