Aktualitet

Pas dëbimit të dy diplomatëve, vijohet ‘lufta’ me Iranin. MASR mbyll shkollën ‘SAADI’: Falimentuan (DOKUMENTI)

23 Janar 2020, 14:23 Nga DOSJA
Pas dëbimit të dy diplomatëve, vijohet ‘lufta’ me

TIRANË- Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve ka urdhëruar mbylljen e shkollës Saadi, e cila sipas informacioneve financohej nga Irani dhe prej vitesh ushtronte aktivitet në Tiranë. Sipas një urdhri të siguruar nga Dosja.al, bëhet me dije se  shkolla që financohej nga Irani nuk duhet të ushtrojë më aktivitet në Shqipëri, pas firmosjes nga Besa Shahini.

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 dhe 7 të nenit 42 të ligjit nr. 69/2012 “për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimi Nr. 505, datë 13.09.2017, të Këshillit të Ministrave “për përcaktimin e Fushës së Përgjegjësisë Shtetrore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, udhëzimit nr.15 datë 12.07.2017 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plortësësueve privat”, i ndryshuar urdhëroj: Mbylljen e veprimtarisë së institucionit jopublik të arsimit të mesëm të lartë “SAADI” Tiranë, licencuar me urdhrin nr.361, datë 01.12.2000 të minstrit të Arsimit deh Shkencës “Për dhënie leje funksionimi të insticionit arsimor jopublik:m i ndryshuar me urdhrin nr.360, datë 05.11. 2009”, shkruhet në urdhrin e Besa Shahinit.

Më tej shtohen dhe detyrimet e kësaj shkollë karshi nxënësve, ku detyrohety që të kthej të gjitha pagesat e për muajt e mbetur për këtë vit akademik dhe të pasjië të gjithë nxënësit me dokumentacionet përkatëse për të pasur mundësinë që të transferohen në një institucion tjetër arsimor parauniversitar.

Vendimi për mbylljen e këtij institucioni arsimor vjen pas rritjes së tensioneve mes Shqipërisë dhe Iranit dhe shpalljes “non grata” të dy diplomatëve që dyshohet se kryenin aktivitet të dyshimtë në vendin tonë. Pak ditë më parë me një vendim të qeverisë dy diplomatë iranian,  Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, pasi akuzohen se kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktëissht se çfarë kanë bërë dy diplomatët. Dëbimi i diplomatëve iranian është shoëeruar dhe me një operacion të gjerë nga anti-terrori, i cili ka rritur vigjilencën në mbrotje të territorit të vendit nga sulme të mundshme. Por nga ana tjetër nga Irani kanë ardhur kërcënime, si nga lideri suprem Ali Kamhenei dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili shkroi se Shqipëria ka bërë veprime të gabuar. Shqipëria nuk e ka për herë të aprë dëbimin e diplomatëve iranian, pasi dhe në dhjetort të vitit 2018 dëboi dy diplomatë të tjerë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini mbyllet shkolla saadi ministria e arsimit mbyll shkollen iraniane besa shahini mbyllet shkolla saadi ministria e arsimit mbyll shkollen iraniane

Sondazh

Poll