Aktualitet

Videoja e Lefter Allës duke marrë kokainë, SPAK thërret për të pyetur gazetarin Artan Hoxha

23 Janar 2020, 13:04 Nga DOSJA
Videoja e Lefter Allës duke marrë kokainë, SPAK thërret

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha do të dalë sot në orën 14:30 për herë të parë para prokurorëve të SPAK, pasi publikoi dje pamjet ku kryebashkiaku Lefter Alla shihet duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.  Hoxha, bëhet gazetari i parë që merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, Anti-Korrupsion, e cila ka nisur hetimet që paradite për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Pas publikimit të pamjeve, Artan Hoxha, do të merret në pyetje për dijeninë por edhe për mënyrën sesi i ra në dorë video, por edhe për të gjithë informacionet e tjera që ai ka për këtë çështje.

 

Sot, kryebashkiaku i Bulqizës, akuzoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji se ka montuar videon në ngarkim të tij, njësoj siç bëri me ‘Babalen’. Lefter Alla tha se ka një vit që ka dijeni për këtë video-montazh, por ka patur besim tek drejtësia, megjithëse nuk dha detaje për arsyet pse nuk ka reaguar për një vit radhazi që ka qenë nën shantazhin e një montazhi. Pamjet u publikuan dje, nga gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc Neës, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë’.  Alla tha dje se video është montazh dhe se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. PS e distancuar deri më tani për këtë rast.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ne spak kryebashkiaku merr droge lefter alla padit salianjin spak heton lefter allen artan hoxha ne spak kryebashkiaku merr droge lefter alla padit salianjin spak heton lefter allen

Sondazh

Poll