Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj Arbër Çekajt, shkak mungesa e gjyqtares Ilirjana Olldashi

23 Janar 2020, 12:36 Nga DOSJA
Shtyhet seanca ndaj Arbër Çekajt, shkak mungesa e gjyqtares Ilirjana

TIRANË– Seanca gjyqësore për Arbër Cekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun në Gjykatën e Posaçme, ku ishte parashikuar mbrojtja dhe vendimi për grupin është shtyrë sërish. Burime nga Gjykata bëjnë me dije për Dosja.al se shkak për shtyrjen e këtsaj séance është bërë mungesa e njërës prej anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Arsyet për të cilat kjo e fudnit nuk ishte prezente nuk dihen.

Arbër Çekaj i ka kërkuar KLP-së që të marrë masë displinore dhe të shkarkojë prokurorin e dosjes së tij, Ervin Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet pasi ka inate personale me të, ngaqë është malok, ndërsa vetë Kondilli tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi. 

Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj ervin kondili kokaina ne maminas arber cekaj ervin kondili kokaina ne maminas

Sondazh

Poll