Aktualitet

“Kërcënime për videon e Lefter Allës”, Rovena Voda thirrje Artan Hoxhës: Paraqitu pranë Policisë së Shtetit, denonco!

  • Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, Fevziu: Të çoj unë, ta kam marrë dorën
  • Voda më tej shtoi se gazetari duhet të japë sqarimet e tij se çfarë di për këto kërcënime në departamentin përkatës së policisë së shtetit
    Featured image of article: “Kërcënime për videon e Lefter Allës”, Rovena Voda thirrje Artan Hoxhës: Paraqitu pranë Policisë së Shtetit, denonco! Artan Hoxha dhe Rovena Voda

    TIRANË- Zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka reaguar pas deklaratave të Artan Hoxhës se është kërcënuar ëpr të mos nxjerr videon e Lefter Allës. E ftuar sot në emisionin “Byro Politike”, Voda i ka bërë thirrje gazetarit Artan Hoxha të paraqitet në Policinë e Shtetit, për të bërë denoncimin e tij.

    Voda më tej shtoi se gazetari duhet të japë sqarimet e tij se çfarë di për këto kërcënime në departamentin përkatës së policisë së shtetit. “Sigurisht që kur bëhen paralajmërime të tilla askush nuk mund të qendrojë indiferent. Zoti Hoxha duhet të ketë besim te Policia e Shtetit dhe duhet të paraqitet personalisht para departamentit përkatës dhe duhet të japë sqarime të hollësishme për ato që di për kërcënimet. Se ndryshe jemi në moskallëzim krimi pastaj.

    Unë i bëj thirrje që të paraqitet para Policisë së Shtetit. Vetëm kështu ne mund të ndihmojmë policinë e shtetit. Ky është mesazhi që unë jap për zotin Hoxha por edhe për të gjithë kryebashkiakët”, tha Voda.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment