Aktualitet

“Mbledh zemrën para se të ngjis shkallët e SPAK”, Artan Hoxha u mor nga Forcat Operacionale: E nisi me mua, çuna… shqi

23 Janar 2020, 14:50 Nga DOSJA
“Mbledh zemrën para se të ngjis shkallët e SPAK”,

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha që publikoi dhe vieon e kreut të Bashkisë Bulqizë duke thithur kokainë, tashmë do të merret në pyetje nga SPAK. Në një reagim në Facebook Hoxha shkruan se para se të ngjisë shkallët e SPAK po pi një kafe turke dhe ujë të mbledh zemrën.

Më tej ai ironizon dhe prokurorët e prokurorisë së posaçme, duke shtuar se shqiptarët presin më shumë prej tyre, por ata e nisën duke marrë në pyetje atë. “Nje kafe e forte turke, shoqeruar me uje Lajthiza, per te mbledhur “zemren” para se te ngjis shkallet e SPAK-ut, institucionit qe e kemi kerkuar kaq shume te ngrihet, dhe e kam mbeshtur kaq forte te nis nga puna”, shkruan Artan Hoxha në një reagim në Facebook.

Ky reagim i Hoxhës vjen pas shoqërimit nga Forcat Operacionale, të cilët e morën për ta dërguar në Polici që të bënte denoncimin për kërcënimit që kishte marrë ditët e fundit.

Një ditë pas publikimit të videos, kryebashkiaku i Bulqizës, akuzoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji se ka montuar videon ku ai shihet duke thithur kokainë, njësoj siç bëri me ‘Babalen’. Lefter Alla tha se ka një vit që ka dijeni për këtë video-montazh, por ka patur besim tek drejtësia, megjithëse nuk dha detaje për arsyet pse nuk ka reaguar për një vit radhazi që ka qenë nën shantazhin e një montazhi. Pamjet u publikuan dje, nga gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc News, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë’.  Alla tha dje se video është montazh dhe se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. PS e distancuar deri më tani për këtë rast.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha ne spak lefter alla lefter alla merr kokaine artan hoxha artan hoxha ne spak lefter alla lefter alla merr kokaine

Sondazh

Poll