Aktualitet

Iphone 11 pro dhe XR/ Kapet ‘skifteri’ i Komunës së Parisit që grabiti dy telefonat dhe portofolin nga një makinë, një

23 Janar 2020, 11:06 Nga DOSJA
Iphone 11 pro dhe XR/ Kapet ‘skifteri’ i Komunës së

TIRANË– Një person me inicilaet F.T., ka rënë në prangat e efektivëve të komisariatit nr.2 në Tiranë pasi akuzohet të ketë grabitur dy telefona të markës “Iphone” dhe një portofol. Sipas njoftimit, 34-vjeçari i prangosur kishte vjedhur në një automjet dy aparatë celularë “Iphone” një 11 pro dhe një XR, bashkë me një portofol nga një automjet.

Më pas, i riu njërin telefon e kishte shitur tek një person me inicialet D.M., i cili ëhstë proceduar penalisht, ndërsa tjetrin e kishte çuar në një pikë servisi për ta zhbllokuar dhe për ta mbajtur për vete. Por, pas hetimeve, 34-vjeçari u arrestua një ditë më parë, rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata” në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Telefonat u sekuestruan për t’ju kthyer sërish pronarit të tyre, ndërsa ‘skifteri’ akuzohet për vjedhje.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vjedh në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë, por falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Komisariatit të Policisë Nr. 2, vihet në pranga autori i vjedhjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy telefonat e vjedhur. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme njërin prej telefonave. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”. Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri. Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet iphone 11 max pro iphone 11 xr kaoet grabitesi te komuna e parisit tirane iphone 11 max pro iphone 11 xr kaoet grabitesi te komuna e parisit tirane

Sondazh

Poll