Aktualitet

“Nuk i kemi fëmijët sardele”/ Prindërit e nxënësve në Fier të revoltuar: Nuk po kërkojmë avionë, do bojkotohet së

23 Janar 2020, 11:35 Nga DOSJA
“Nuk i kemi fëmijët sardele”/ Prindërit e

Fier- Ditën e sotme 70 nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Dazëzezë në Fier bojkotuan mësimin, pasi autobusi me të cilin udhëtojnë drejt fshatit Topojë për të kryer mësismin nuk ka ngrohje dhe njëri prej tyre nuk i mbajnë frenat.

Një prej prindërve, gjatë një komunikimi me Fax News u shpreh se bojkoti do të vijojë, sa kohë që fëmijëve të tyre nuk iu ofrohen kushte normale për transportin.

“Nuk po i kërkojmë avion Bashkisë që të çojmë fëmijët në shkollë, po i kërkojmë dy autobusë që të kenë kushtet normale. Janë 40 kilometra vajtje ardhje, ku fëmijët nuk kanë vend që të ulen dhe qendrojnë në këmbë. Autobusi nuk ka ngrohje, nuk mund të qendrojnë fëmijët 6-vjeçare në këmbë. Nuk ka nisur ende rikosntruksioni i shkollës, as nuk na pyetën fare se e prishën natën. Ne nuk i kemi fëmijët dele që ti fusin aty si sardele, me ndihmën e medias shpresojmë që ky problem të zgjidhet”, shprehet njëri prej prindërve, ndërsa të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorë të tjerë të Darzezës.”, u shpreh ai. 

Shkolla në Darëzezë u mbyll më datë 2 dhjetor të këtij viti, për shkak  se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Institucionet arsimore rajonale në Fier vendosën që deri në rikonstruksionin e plotë të godinës fëmijët të zhvendosen për të kryer procesin mësimor në shkollën e fshatit Topojë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nxënësit dhe mësuesit në darëzezë në protestë nxënësit në fier bojkotojnë mësimin nxënësit dhe mësuesit në darëzezë në protestë nxënësit në fier bojkotojnë mësimin

Sondazh

Poll