Aktualitet

Firmoset divorci! Nuk bënë asnjë lloj investimi, “Kurum” bën gati valixhet dhe largohet nga porti i Durrësit, fati i te

23 Janar 2020, 11:03 Nga DOSJA
Firmoset divorci! Nuk bënë asnjë lloj investimi,

DURRËS– Kompania “Kurum” e cila operon prej fillimit të viteve 2000 në portin detar të Durrësit është larguar duke e lënë terminaline kontenierëve në duart e APD-së. Dosja.al mëson se kompania turke po bën gati ‘valixhet’ për t’u larguar nga territori shqiptar pasi humbi gjyqin për vijimin e kontratës për koncesionin  e terminalit të kontenierëve.

Përmbarimi, prej dy ditësh ka ndërhyrë për të ekzekutuar vendimin e formës së prerë dhe ndodhen në terminalin e kontenierëve për të kryer të gjitha procedurat. Pavarësisht rezistencës së punonjësve përballë përmabueruesve, asetet e këtij terminali do të lakojnë në duart e Autoritetit Portual Durrës (APD) dhe “Kurum” nuk do të ketë më lidhje me portin detar të Durrësit.

Kërkesa për divorc me kompaninë turke është depozituar nga vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, teksa kjo e fundit e paditi në gjyq koncensionarin turk. Sipas Ministrisë “Kurum” nuk i ishte përmbajtur pikave të kontratës dhe nuk kishte realizuar asnjë investim në këtë port, siç ishte rënë dakort.

Por çfarë do të ndodhë tani me përpunimin e konteinerëve?

Ende nuk ka një vendim nga parlamenti dhe qeveria për këtë shërbim, por inventari i aseteve do ti kalojë APD dhe derisa në një vendim të ri, shërbimi i përpunimit të konteinerëve do të menaxhohet prej tij. Më vonë, ky shërbim do t’i jepet me koncesion ndonjë kompanie private. Sipas planeve të zhvillimit të portit, një pjesë e përpunimit të anijeve të kalojë në Porto Romano, në mënyrë që porti i Durrësit të ketë hapësirë dhe të funksionojë për tragete, jahtet dhe kroçerat.

Turqit u vendosë në Portin e Durrësit që në fillim të viteve 2000. Ministria e Transporteve të asaj kohe u propozoi që të këmbenin kantierin detar të riparimit të anijeve që kishin blerë nga polakët me terminalin e kontenierëve. Kjo ofertë u pranua nga “Kurum” dhe fitimet e kësaj kompanie janë rritur nga vititnë vit duke qenë se porti i Durrësit është një nyje tranziti edhe për bizneset e Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat transportojnë mallra të ndryshme. Pavarësisht kësaj, mbetet ende e pashpjegueshme fakti se si koncensionari turk, nuk arriti të përmbushte kushtet e kontratës. Kjo bëri që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ta hidhte në gjyq palën turke, duke e fiturar atë pas disa seancave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kurum kurum largohet nga porti i durresit porti i durrsit kurum kurum largohet nga porti i durresit porti i durrsit

Sondazh

Poll