Politike

“Jam nga Lushnja”, deputeti i PS gati t’ja mbathë kur pyetet për Lefter Allën: Ku di gjë unë (VIDEO)

23 Janar 2020, 15:02 Nga DOSJA
“Jam nga Lushnja”, deputeti i PS gati t’ja mbathë kur

TIRANË- Disa deputetë kanë dhënë mendimin e tyre, lidhur me faktin nëse duhej shkarkuar apo jo Lefter Alla pas videos që qarkulloi ditën e djeshme, në të cilën shfaqet kryebashkiaku Alla duke pirë kokainë. Përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Gazetarja e ABC News Esiona Konomi i drejtoi po të njëjtën pyetje deputetit socialist Bujar Çela, i cili u përgjigj se: “nuk dinte gjë pasi ishte nga Lushnja”, duke shtuar se se i përket kryeministrit të marrë vendime të tilla.

“Nuk di gjë, jam nga Lushnja. Unë mendoj se këto janë kompetencat e kryeministrit dhe pyetja është shumë e shtrenjtë”, u shpreh Çela.

Ditën e djeshmegazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij.

Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar çela kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine bujar çela kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...