Politike

“Konferenca e Donatorëve s’përmbush të gjitha nevojat”/ Rama publikon video-mesazhin nga Italia: Pas Contes do të tako

23 Janar 2020, 14:01 Nga DOSJA
“Konferenca e Donatorëve s’përmbush të gjitha

ITALI– Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Itali, përmes një video-mesazhi ka deklaruar se Konferenca e Donatorëve më 17 Shkurt nuk përmbush dot të gjitha nevojat që ka Shqipëria,  por do të përpiqet që ajo të ketë sukses. Numri një i qeverisë tha se do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe disa kontakte kyçe të nivelit të lartë.

Përshëndetje nga Roma ku kemi kryer dy takime të rëndësishme me kryeministrin italian dhe minstrin e jashtëm, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt nën kujdesin e Von der Leyen, Presdientes së KE.Unë i kam falënderuar kryeministrin Conte dhe Di Maion për ndihmën e paçmuar të Italisë mike qysh në orët e para pas tërmetit shkatërrues. I kam informuar për punën me planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmeve i cili pritet të përfundojë në ditët në vijim në bashkëpunim me BE dhe kombet e bashkuara. Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë rreth 1 miliard euro pak më shumë pak më pak.

Me ndihmën e miqve ku Italia është ndër më të afërtit do përpiqemi që Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses. E kemi të qartë që për të përmbushur gjithë nevojën nuk do të mjaftojë. Do të vijojmë pas Konferencës me aspekte kurajoze dhe financiare duke përfituar nga qëndrueshmëria makroekonomike që kemi arritur me Reformat në vitet e fundit. Do të kombinojmë disa skema financimi për rindërtimin. Sigurisht pa reduktuar dhe pa kufizuar programet për investimet e tjera dhe të mbrojtjes sociale. Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar dhe gatishmëria e plotë që kam gjetur nga Conte dhe Di Maio.Do të vijoj me kancelaren Merkel në fillim javën dhe me disa kontakte kyçe të nivelit të lartë që Konferenca të ketë sukess. Planet e Rindërimit po ecin shpejt brenda kalendarit për të filluar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe për të përfunduar me shtëpitë në zonën rurale brenda 2020. Po punohet dhe në planet e rindëritmit në qytetet e prekura ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Ndërkohë është e qartë për të gjithë që do të vijojmë t’i paguajmë deri ditën e fundit qiranë të pastrehëve deri kur t’i kthejmë në banesa.Jemi brenda afateve për rindërtimin e shkollave dhe spitalit të Laçit bashkë me 5 qendra shëndetësore që duhen rindërtuar nga e para. Për njerëzit e prekur është një pritje e lodhshme por ju lutem të gjithëve të durojnë dhe besim të plotë që askush nuk do të mbetet vetëm.”- tha Rama.

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio për konferencën e donatorëve që pritet të zhvillohet më 17 Shkurt. Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin, e cila pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama takim me conten rama vizitë në itali edi rama rama takim me conten rama vizitë në itali

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...