Politike

Socialistët distancohen nga kryebashkiaku që merr drogë, Manja e Shameti: Të pezullohet deri në përfundim të hetimeve (Ma

23 Janar 2020, 11:40 Nga DOSJA
Socialistët distancohen nga kryebashkiaku që merr drogë, Manja e

TIRANË- Partia Socialiste është e qartë në qendrimin e saj në raportin e kryebashkiakut Lefter Alla, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke marrë kokainë në një banak lokali. Në përfundim të diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, kryetari Ulsi Manja tha se përgjegjësia është ‘individiale’.”PS është e qartë për vullnetin e saj, që prej momentit kur ka votuar dekriminalizimin, përgjegjësia për këtë çështje është individuale”,-tha Manja. 

Ndërsa, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Manja tha se deri ën përfundim të hetimeve, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duhet pezulluar. Ndërsa shtoi më tej, se nëse hetimet vërtetojnë që personi që thith drogë në video është Alla, atëherë duhet shkarkuar. Manja u shpreh gjithashtu se Partia Socialiste nuk mund të bëhet mburojë për askënd. 

PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qëndro, nëse bie ndesh me ligjin. Edhe në rastin konkret, PS është e qartë. Nëse kryebashkiaku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjësinë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia,”-  tha Manja.

Ndërkohë që deputeti Adnor Shameti, nuk donte të jepte koment, pasi sipas tij nuk e kishte parë ende videon. “Nuk kam koment, pasi nuk e kam parë videon. Përgjegjësia juridike nuk është përgjegjësia personale. Përgjegjësia personale nuk i takon subjektit politik.”-tha Shameti. Ndërkohë që ministri i Shtetit, Pandeli Majko nuk ka pranuar të komentojë për gazetarët videon e Allës.

 

Kursi i Partisë Socialiste ka ndryshuar 360 gradë në më pak se 24 orë. Dje pas publikimit të videos, Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda u shprehën se pamjet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha mund të jenë edhe montazh, ndërkohë që sot, pasi SPAK nisi hetimet për Allën, me akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, Petro Koçi i pari foli për përgjegjësi penale, duke pasuar më pas me distancimin e Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës dhe Adnor Shametit.

Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adnor shameti kryebashkiaku merr droge lefter alla ulsi manja adnor shameti kryebashkiaku merr droge lefter alla ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...