Politike

Zgjedhja e anëtarëve të GJK, Meta publikon letrën drejtuar Komisionit të Venecias (DOKUMENTI)

23 Janar 2020, 13:44 Nga DOSJA
Zgjedhja e anëtarëve të GJK, Meta publikon letrën drejtuar

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike pyetjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias për emërimet e anëtëve të Gjykatës Kushtetuese, e bashkë me to ka ndarë me publikun dhe të gjithë relacionin shpejegues, i cili u është vënë në dispozicion anëtarëve të këtij Komisioni.

Presidenti kishte paralajmëruar se do i drejtohej ‘Venecias’ për ato që ai i quan shkeljet e maxhorancës, Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në drejtësi në procesin e zgjedhjes të anëtarëve në GJK. Sot në faqen  zyrtare të Presidencës, Meta ka publikuar letrën drejtuar “Venecias”, ndërsa thekson se Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit! Ndërkokë bashkëngjitur me kërkesën për komisionin, Presidenca shkruan se Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias! Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës. Presidenti dërgoi informacion të plotë të dokumentuar, dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit. Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të rradhës së emërimeve? Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës? Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës! Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj. Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese! Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies? Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!“, shkruan Presidenca në një njoftim.

Letra e Presidentit drejtuar Komisionit të Venecias (KLIKO KËTU)

Ndërkohë dy ditë më parë Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias, për ngërçin e krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Si erdhën palët në këtë pikë? 

Përmes një dekreti të nxjerrë më 8 qershor 2019, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa ricaktoi një datë të dytë për zgjedhjet, që ishte 13 tetori. Me motivin se dita e zgjedhjeve do të kishte përplasje, Meta anuloi zgjedhjet, por maxhoranca e cilësoi aktin e Metës ‘nul’ dhe anti-kushtetues duke vijuar punën me zhvillimin e zgjedhjeve. PS vendosi të shkarkojë Metën,  si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën. Në kohën që tensionet mes palëve kishin kapur kulmin, dhe Komisioni kishte nisur punën për shkarkimin e presidentit, emërimi i Marsida Xhaferllarit, bën atë që socialistët e quajnë ‘gafa’ e dytë anti-kushtetutese e presidentit.

Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias komisioni i venecias në tiranë ngërçi në kushtetuese ilir meta komisioni i venecias komisioni i venecias në tiranë ngërçi në kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...