Politike

“Na trego ku e merr mallin se u mbytëm në zhavor”/Qytetarët ‘kryqëzojnë’ Lefter Allën, ‘lumë’ komentesh në r

23 Janar 2020, 12:43 Nga DOSJA

Tiranë- ‘Lumë’ komentesh në rrjetet sociale ndaj Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, për të cilin, gazetari Artan Hoxha publikoi një video ku shfaqej duke kosumuar kokainë. Reagimet ndaj tij janë shtuar edhe më shumë,  pas reagimit të Allës në një postim në Facebook, ku deklaroi se do të kallëzojë në Prokurori ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin, pasi sipas tij pamjet janë të montura në një televizon lokal.

Qytetarët shprehen ndaj tij se gjëja e parë që duhet të bëjë është ajo e testit të drogës. Po kështu i kërkojnë që ai të japë edhe dorëheqjen pas publikimit të kësaj video. Madje një prej komentuesve e pyet Allën se ku e ka blerë mallin. Nga vetë kryebashkiaku deri më tnai nuk ka asnjë koment për këto reagime kundra tij.

Disa prej komenteve: “Ju ka dalë zani se pi mall të mirë. ku e merrni tregoni dhe popullit të thejshtë se u mbytën në zhavor.”. “Jo moj jo të ishte aq e thjeshtë ky as pastrues banjosh nuk do ishte, po se janë të droguar dhe korruptuar nga koka te bishti bëjnë kështu këta, se normal se që bëjmë bëëë, kështu do vazhdojmë edhe 100 vitet e ardhshme”. 

 

Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Por së fundmi ka ardhur një deklaratë e papritur nga Pjerin Ndreu. Ai tha se në selinë blu ka disa persona që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryebashkiaku merr droge lefter alla kryebashkiaku merr droge lefter alla

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...