Politike

Ervin Salianji “flakë për flakë” me Lefter Allën: Gënjeshtar, i pangopur, hiq dorë nga kokaina, s’dallon më kush ë

23 Janar 2020, 12:44 Nga DOSJA
Ervin Salianji “flakë për flakë” me Lefter

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, pasi ky i fundit tha se po vinte në Tiranë për ta paditur. Salianji tha se Alla gënjen dhe se është nën ndikimin e kokainës. Salianji tha se nuk ka asnjë lidhje me videon në fjalë, por ka dijeni për të përmes medias.

“Ai gënjen, dhe nuk është hera e parë që gënjen. Kjo dihet tashmë. Ai duhet të heqë dora nga kokaina, nga droga, dhe të mos jetë më nën ndikimin e kokainës, pasi kjo gjë e ka penguar edhe të njohë njerëzit. Tashmë më ngatërron mua me Artan Hoxhën. I pangopur me kokainë. Njerëzit nuk kanë tas me bukë, ai kishte tasin plot me kokainë dhe e patë vetë si e thithte si i pangopur.”-tha Salianji në studion e lajmeve në Syri.net.

 

Sot, kryebashkiaku i Bulqizës, akuzoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji se ka montuar videon në ngarkim të tij, njësoj siç bëri me ‘Babalen’. Lefter Alla tha se ka një vit që ka dijeni për këtë video-montazh, por ka patur besim tek drejtësia, megjithëse nuk dha detaje për arsyet pse nuk ka reaguar për një vit radhazi që ka qenë nën shantazhin e një montazhi. Pamjet u publikuan dje, nga gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc Neës, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë’.  Alla tha dje se video është montazh dhe se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. PS e distancuar deri më tani për këtë rast.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji kryebashkiaku merr droge lefter alla lefter alla padit salianjin ervin salianji kryebashkiaku merr droge lefter alla lefter alla padit salianjin

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...