Politike

“Cënon fjalën e lirë”/ Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për paketën Anti-shpifje

23 Janar 2020, 13:33 Nga DOSJA
“Cënon fjalën e lirë”/ Komisioni i Medias rrëzon

TIRANË– Komisioni i Medies ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të vendit për kthimin e paketës “Anti-shpifje” që është miratuar pak javë më parë në Kuvend. Dje Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, i cili ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar të këtij viti.

Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cënon lirinë e fjalës, duke rrezikuar dhe integrimin e vendit në BE.

Një javë më parë  presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i medies rrezon paketen antishppifje paketa antishpifje ilir meta komisioni i medies rrezon paketen antishppifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2020, 12:18

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për pa...